Marash Kumbulla ndiqet nga një fat i zymtë, pasi mbrojtësi shqiptar ka pësuar një tjetër dëmtim dhe këtë herë është i rëndë.
Qendërmbrojtësi i kombëtares shqiptare u dëmtua në supersfidën mes Romës dhe Milanit dhe kështu ka mbyllur sezonin. Përveç kësaj, Kumbulla do të mungojë edhe në qershor në ndeshjet e Shqipërsië ndaj Moldavisë dhe Ishujve Faroe.
“Sezoni nuk shkoi siç do të kisha dashur dhe u mbyll në mënyrën më të keqe të mundshme. Jam shumë i zhgënjyer, do të më duhet kohë për t’u shëruar.
Do a shfrytëzoj këtë kohë për t’u rikthyer edhe më i fortë dhe për të ndryshuar gjërat, ju siguroj. Faleminderit të gjithëve për mesazhet. Daje Roma!”, shkruan Kumbulla në një postim në rrjetet sociale./h.ll/abcnews.al
La stagione non è andata come avrei desiderato ed è finita nel peggiore modo possibile. Sono molto deluso e mi servirà del tempo per guarire. Sfrutterò questo tempo per tornare ancora più forte e per cambiare le cose, ve lo assicuro. Grazie a tutti per i messaggi. Daje Roma! ?? pic.twitter.com/68xCq1jhpz
— Marash Kumbulla (@KumbullaMarash) May 1, 2023