Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

“Do të përgjigjemi të bashkuar”, Evropa reagon ndaj kërcënimeve me tarifa të Trump

schedule23:56 - 17 Janar, 2026

schedule 23:56 - 17 Janar, 2026

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka njoftuar një valë tarifash ndaj aleatëve evropianë derisa Shtetet e Bashkuara të lejohen të blejnë Grenlandën.

Në një postim në Truth Social, Trump tha se tarifat prej 10% do të hyjnë në fuqi më 1 shkurt për Danimarkën, Norvegjinë, Suedinë, Francën, Gjermaninë, Mbretërinë e Bashkuar, Holandën dhe Finlandën.

Këto tarifa do të rriten në 25% më 1 qershor dhe do të mbeten në fuqi derisa të arrihet një marrëveshje për blerjen e Grenlandës nga SHBA-të.



Trump akuzoi disa vende evropiane se po luanin një “lojë shumë të rrezikshme” në Grenlandë, duke thënë se “paqja botërore është në rrezik”.

“Danimarka, Norvegjia, Suedia, Franca, Gjermania, Mbretëria e Bashkuar, Holanda dhe Finlanda shkuan në Grenlandë me një qëllim të panjohur. Këto vende janë duke luajtur këtë lojë shumë të rrezikshme, morën një rrezik të papranueshëm”, sipas Trumpit.

Andaj, ai i sheh tarifat si një mënyrë për t’i dhënë fund shpejt kësaj situate potencialisht të rrezikshme. Por, veprimi i tij nuk ka mbetur pa përgjigje.

I menjëhershëm ishte reagimi i disa prej liderëve të vendeve të kërcënuara me tarifa.

Presidenti francez Emmanuel Macron tha se Franca është e përkushtuar ndaj sovranitetit dhe pavarësisë së kombeve, në Evropë e më gjerë.

“Evropianët do t’u përgjigjen atyre në një mënyrë të bashkuar dhe të koordinuar nëse ato do të konfirmohen”, shtoi ai.

Nuk ka munguar as reagimi i kryeministrit britanik Keir Starmer.

“Pozicioni ynë për Grenlandën është shumë i qartë – ajo është pjesë e Mbretërisë së Danimarkës dhe e ardhmja e saj është një çështje për grenlandezët dhe danezët”, tha ai.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!