Do të martohej për herë të pestë, manjati mediatik anulon fejesën e tij

schedule20:50 - 4 Prill, 2023

schedule 20:50 - 4 Prill, 2023

Vetëm dy javë pasi u njoftua se manjati mediatik 92-vjeçar Rupert Murdoch do të martohet për herë të pestë, është bërë e ditur se fejesa e tij me Anne Leslie Smith është ndërprerë.

Vendimi u bë i ditur nga çifti i cili e kishte përshkruar romancën e tyre të stuhishme si një “dhuratë nga Zoti”.

Një mik i çiftit tha, sipas Daily Mail, se Smith e kishte të vështirë të jetonte në sytë e publikut me Murdoch. “Dje u ulën dhe diskutuan dhe ranë dakord që do të ishte më mirë të ndaheshin”, shtoi ai.

Rupert Murdoch i kishte propozuar 66-vjeçarit Smith një unazë diamanti 11 karatësh me vlerë dy milionë paund.

Dasma do të bëhej në verë.

Smith, ishte e martuar me muzikantin dhe sipërmarrësin e televizionit dhe radios Chester Smith deri në vdekjen e tij në vitin 2008.

“Kam 14 vjet që jam e ve. Burri im ishte biznesmen, si Ruperti. Ne flasim të njëjtën gjuhë. Ne ndajmë të njëjtat pikëpamje. Në këtë drejtim, unë kam një përvojë”, tha Smith.

Murdoch i kishte propozuar partneres së tij të re vetëm gjashtë muaj pasi u takuan dhe më pak se një vit pas divorcit nga gruaja e tij e katërt dhe ish-supermodelja, Jeri Hall.  Sipas gazetës britanike “Independent”, Jerry Hall ka deklaruar se është “shkatërruar nga lajmi i fejesës së tij”, pasi siç tha ajo “është ende e dashuruar me të”.

Murdoch, megjithatë, pranoi se edhe pse ishte shumë i stresuar, më në fund mori vendimin e madh. “Isha shumë i stresuar. Kisha frikë të bija në dashuri, por e dija se kjo do të ishte hera e fundit. Unë shpresoj të jem i lumtur”, ka thënë ai në intervistën e tij.

Rupert Murdoch kontrollon një perandori mediatike, në Evropë, Australi dhe Amerikë, e cila përfshin gazetat, stacionet radiofonike dhe rrjetet televizive. Disa nga mediat më të njohura që ka janë rrjeti televiziv amerikan “Fox News”, gazeta britanike Times of London dhe ajo amerikane “Wall Street Journal”.

Pasuria e tij totale arrin në 17 miliardë dollarë, sipas revistës amerikane Forbes. Miliarderi australian është martuar gjithsej katër herë dhe ka gjashtë fëmijë nga tre martesat e tij të para.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!