“Do të marrim masa ligjore”, Federata Spanjolle akuzon Hermoson për gënjeshtra

schedule11:16 - 26 Gusht, 2023

schedule 11:16 - 26 Gusht, 2023

Federata spanjolle e futbollit tha se do të ndërmarrë veprime ligjore lidhur me komentet e Jenni Hermoso për presidentin e saj Luis Rubiales.

Rubiales ka refuzuar të japë dorëheqjen pasi puthi në buzë sulmuesen Hermoso pas fitores së Spanjës në finalen e Kupës së Botës për femra ndaj Anglisë në Sydney.

Hermoso tha të premten se puthja ndodhi kundër dëshirës së saj, por federata e ka vënë në dyshim versionin e saj të ngjarjeve.

“Provat janë përfundimtare,” tha federata. “Zoti President nuk ka gënjyer”.

Në një deklaratë të sindikatës së lojtarëve Futpro, e cila përfaqëson 33-vjeçaren Hermoso, tha se “në asnjë rast nuk kam pranuar  të puth presidentin” ndërsa ata janë përqafuar në podium.

Federata Spanjolle e Futbollit tha “RFEF dhe zoti President do të demonstrojnë secilën nga gënjeshtrat që përhapen ose nga dikush në emër të lojtarit ose, nëse është e zbatueshme, nga vetë lojtari. RFEF dhe Presidenti, duke pasur parasysh seriozitetin e përmbajtjes së deklaratës për shtyp nga sindikata Futpro, do të iniciojnë veprimet përkatëse ligjore”.

Federata tha gjithashtu se, nëse zgjidhen, lojtarët kanë “detyrim” të luajnë për ekipin kombëtar, pasi 81 femra thanë se nuk do të përfaqësojnë Spanjën derisa Rubiales të hiqet nga posti i tij.

Sulmuesi i Real Betis, Borja Iglesias, ka thënë gjithashtu se nuk do të luajë më për kombëtaren e meshkujve derisa Rubiales të jetë në krye.

Në deklaratën e saj, RFEF ofroi katër imazhe të përqafimit të Hermosos me Rubiales, me një analizë të secilës, që pretendon se ajo përqafoi Rubiales.

Federata tha se është përpjekur të kontaktojë Hermoso, e cila është golashënuesja kryesore e Spanjës për femra me 51 nga 101 paraqitje, por kanë qenë “të pasuksesshëm në çdo kohë”.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!