Do të lëpini gishtat, “Dreka është gati” në familjen Avdia, receta në “ABC”

schedule14:42 - 6 Dhjetor, 2020

schedule 14:42 - 6 Dhjetor, 2020

“Dreka është gati” troket në derën e familjes Avdia. Sot shef Mirsad Tagani gatoi për Majlindën dhe vajzën e saj Anën. Pasi njihet me familjen, shefi dhe Majlinda nxitojnë drejt tregut ku blejnë të gjithë përbërësit që i duhen për pjatën e sotme. Me t’u kthyer në shtëpi, Majlinda dhe shefi fillojnë të gatuajnë e të ndajnë mes tyre sekrete të kuzhinës, por edhe pjesë të ndjeshme nga jetët e tyre personale. Si pjatë të parë, shef Mirsadi do të gatuajë fileto pule në furrë me spinaq dhe djathë të bardhë Erzeni si dhe një sallatë spinaqi.

Pasi shefi dhe Majlinda përfundojnë gatimin, është radha e vajzës së shtëpisë, Anës për të ndihmuar këtë herë me shtrimin e tryezës ku familja do të drekojë. Mirsadi, Majlinda dhe Ana shijojnë drekën dhe familja vlerëson pjatat me pikë pothuajse maksimale. Me autorësi të producentit Kastro Zizo, ky program cdo të diel në orën 14:00 në “ABC” argëton të gjithë familjen dhe njëkohësisht pasuron librin tuaj të recetave. Le të njihemi me personazhet e këtij episodi te “Dreka është gati’ dhe mos harroni të mbani shënim hapat e recetës!

Receta për sot përmban:
Fileto pule 300 gr
Spinaq 200 gr
Djathë i bardhë 50 gr
Hudhra 15 gr
Qepë 20 gr
Karrota 30 gr