“Do të komunikojmë me Chelsean dhe Brojën”, Husenhuttl: Sulmuesi e “dashuron” Southampton

schedule11:45 - 15 Janar, 2022

schedule 11:45 - 15 Janar, 2022

Armadno Broja është kthyer në qëndër të vëmendjes për shkak të paraqitjeve pozitive që ka treguar me skuadrën e Southampton në Premier League.

Edhe pse është vetëm 20 vjeç, sulmuesi shqiptarë ka djegur të gjitha etapat e tij dhe është ktheyr në yllin e ri të kampionatit anglez, duke marrë vlerësimet e të gjithë opinionit sportiv por jo vetëm.

Broja është sulmuesi më i mirë për skuadrën e Southampton teksa ka arritur të shënojë 5 gola në kampionat dhe 2 gola, duke thyer edhe rekorde.

Drejtuesit e Southampton po këmbëngulin që talentin e kombëtares shqiptare ta kenë në organikën e tyre edhe në sezonin e ardhshëm, por kjo duket shumë e vështirë sepse Chelsea e ka në planet e tij Brojën.

Në një intervistë, trajneri Ralph Husenhuttl, ka treguar se drejtuesit e “Shenjtorëve” do të bisedojnë me Chelsea dhe sulmuesin për të gjetur një gjuhë të përbashkët për vazhdimësinë e Brojës te Southampton.

“Ne do të mundohemi të gjejmë dakordësinë me lojtarin, agjentin dhe klubin e tij. Do të mundohemi të kuptojmë se çfarë kërkon lojtari, por edhe Chelsea. Broja e pëlqen shumë ambientin te Southampton, ai e shijon atmosferën këtu dhe kjo është një nga arsyet se pse po shkëlqen dhe po zhvillohet. Ne tashmë duhet të marrim vendimin e duhur për djaloshin dhe nëse ky vendim i shkon përshtat edhe klubit atëherë do të jetë shumë mirë”, ka deklaruar Husenhuttl. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!