Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Do të ketë sulme të mëdha”/ Trump paralajmëron: Vala e madhe e goditjeve ndaj Iranit, ende nuk ka ndodhur

schedule16:47 - 2 Mars, 2026

schedule 16:47 - 2 Mars, 2026

Në një intervistë me CNN, presidenti amerikan, Donald Trump tha se “vala e madhe” e sulmeve kundër Iranit ende nuk ka ardhur.

“Ne as nuk kemi filluar t’i godasim fort”, tha presidenti.

“Po i shkatërrojmë shumë”, i tha Trump gazetarit të CNN, Jake Tapper, gjatë një interviste telefonike nëntëminutëshe. “Mendoj se po shkon shumë mirë. Është shumë e fuqishme. Kemi ushtrinë më të madhe në botë dhe po e përdorim atë.”



Kur u pyet për kohëzgjatjen e luftës, Trump tha se nuk “donte ta shihte të zgjaste shumë” . Më parë, sekretari i tij i mbrojtjes, Pete Hegseth, ishte agresiv me gazetarët dhe këmbënguli se nuk do të vendoste një afat kohor për konfliktin.

“Gjithmonë kam menduar se do të zgjasin katër javë. Dhe jemi pak përpara afatit.”, shtoi ai.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!