Do të kemi paralizim të strukturave të policisë? Lamallari: Përballë një gangrenë, e vetmja vendimmarrje është prerja e gjymtyrëve!

schedule20:35 - 5 Dhjetor, 2023

schedule 20:35 - 5 Dhjetor, 2023

Zëvendësministri i Brendshëm Besfort Lamallari në emisionin “Real Story” në ABC vlerësoi pozitiv vendimin për vetëdeklarimin e punonjësve të policisë që kanë përdorur Sky ECC.

Nga ana e tij eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço tha se e gjithë kjo situatë është bërë endemike dhe se çdo celulë e policisë është prekur edhe si pasojë e një iniciative kriminale.

Ervin Karamuço: Kjo është endemike ka prekur çdo celulë dhe ka ardhur si pasojë e një iniciative kriminale. Kjo është iniciativë e mirë që të gjithë t’i nënshtrohen një deklarimi. Por ku do të merren të dhënat që të shikohet nëse e ka deklaruar apo jo? Në rrugë operative, apo AMP, t’i ke pasur ndër vite informacione që një funksionar i policisë së shtetit kanë përdorur telefon tjetër, pra këto kanë sjellë volum informacioni ndër vite. I bindur se në tavolinën e ministrit të brendshëm ka një listë për shkak të një punë që është bërë ndër vite. Në rrugë administrative, kam përshtypjen se ka filluar një hetim tjetër. Po ecën paralel me një hetim administrativ që mund të ketë edhe referime penale në Prokurori. Ministri e ka përmendur shpesh që ke komunikuar apo jo me banda, ose ai numër që është mbajtur i fsheh përbën cënim në vetvete. Nuk mund të kemi një polici që komunikon me shefat dhe me bandat me një numër tjetër.

Besfor Lamallari: Formulari që kanë plotësuar për marrjen e certifikatës së sigurisë personale, ka pyetje që të deklarojnë aparatet celularë që përdorur. Ka shumë elementë që ne na bëjmë të shkojmë në atë që e quajmë vetëpastrim i policisë, më pas çdo element tjetër nga burime ndërkombëtare, po ashtu është një element shumë i rëndësishëm. Nuk mund të ketë paralizim kur hiqen pjesë që bëjnë vetëm dëm. Nëse ke të bësh me gangrenë e vetmja vendimmarrje që mund të bësh është të presësh gjymtyrës. Ky proces ka nisur dhe efektet e para janë motivimi dhe inkurajimi që ka marrë kjo pjesë e shëndoshë e policisë.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!