Do të jetë pjesë e Kupës së Botës, Gotze: Ka kaluar një kohë e gjatë, jam i lumtur për besimin e Flick

schedule12:42 - 11 Nëntor, 2022

schedule 12:42 - 11 Nëntor, 2022

Në moshën 22-vjeçare, ai kishte botën në këmbët e tij, pasi kishte vendosur finalen e Kupës së Botës 2014 në kohën shtesë ndaj Argjentinës.

Mario Gotze, megjithatë, nuk e gjeti më veten dhe formën e tij perfekte, por vitet e fundit ai pati një rilindje e cila bindi teknikun Hansi Flick për ta thirrur në Katar 2022.

“Ka kaluar shumë kohë, pesë vjet për të qenë të saktë. Jam shumë i lumtur që jam pjesë e kombëtares gjermane për Kupën e Botës Katar 2022 dhe mirënjohës për besimin e Hansi Flick dhe stafit të tij. Mendoj se kjo thirrje është shpërblimi për punën e palodhur që kam bërë, por nuk do të ishte e mundur pa gruan time, familjen time, bashkëlojtarët dhe trajnerët e mi.

Faleminderit për mbështetjen tuaj”, është shprehur Mario Gotze./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!