Mund të konsiderohet edhe si sfida më e rëndësishme në karrierën e tyre.
Pas humbjes në finalen e Euro 2021, përballë Italisë, tashmë “Tre Luanët” anglezë kanë shansin për të rikuperuar veten, kësaj here në “Olympiastadion”, të Berlinit, mbrëmjen e 14 korrikut, në finalen e Euro 2024.
Përballë tyre do të jenë “Furitë e Kuqe” spanjolle, me djemtë e teknikut Luis de la Fuente, që deri më tani kanë tregua se janë vrastarë në sulm, me dyshen e rrufeshme, Ëilliams-Yamal, që “lodrojnë” në mbrojtjen kundërshtare.
Megjitahtë kësaj here nuk do të jetë kështu, të paktën kështu është shprehur anësori i “Tre Luanëve”, Kyle Walker, me “pistonin” e mbrojtjes së Manchester City, i cili një ditë para sifdës është shprehur se Anglia ka lojtarët e duhur në mbrojtje për të mbyllur hapësirat.
“Unë do t’i jap Nico Williams atë respekt që i jap të gjithë kundërshtarëve, por edhe ai duhet të më respektojë. Do të jetë një sfidë e bukur.
Lamine Yamal? Për një djalosh në atë moshë është diçka e mrekullueshme ajo që po prodhon. Mua nuk do të më vinte keq nëse ai nuk do të ishte gati për ndeshjen e radhës. Por, mendoj se kemi në dispozicion lojtarët e duhur për t’i mbyllur hapësirat”,- u shpreh Walker. /i.m /abcnews.al