“Do të jeni përgjegjës për krimet”, BE dënon eksportin e armëve nga Serbia në Mianmar

schedule12:44 - 10 Mars, 2022

schedule 12:44 - 10 Mars, 2022

Parlamenti Evropian pasi ka kaluar një vit nga grushti i shtetit në Mianmar ka përgatitur një  Rezolutë për atë vend që dënonte ndryshimin e dhunshëm të qeverisë, shkeljet e të drejtave të njeriut, arrestimet politike dhe mbytjen e demokracisë.

Rezoluta e PE-së, pritet që të diskutohet nesër nga eurodeputetët, ku propozohet se  Serbia, së bashku me Rusinë dhe Kinën eksportonin armë në atë vend aziatik. Parlamenti evropian përmes kësaj rezolute thuhet se ka dënimin e tij për shkeljet e të drejtave të njeriut dhe sulmet sistematike dhe të përhapura ndaj popullatës Rohingya në Mianmar.

Përveç kësaj, PE kritikon faktin se shumica e figurave ushtarake, të cilët mbikëqyrën sulmet, mbetën në pozitat e tyre dhe faktin që qeveria në Mianmar refuzoi të bashkëpunonte me mekanizmat e OKB-së.

PE dënon fuqishëm furnizimin me armë dhe pajisje ushtarake për Tatmadau [ushtria e Mianmarit] nga Kina, Rusia dhe Serbia. Theksojmë se shtetet si Kina, Rusia dhe Serbia, të cilat furnizojnë me armë juntën e Mianmarit, janë drejtpërdrejt përgjegjës për krimet e kryera me këto armë”, thuhet në tekst.

Ndër të tjera në kërë dokument thuhet se Parlamenti Evropian shpreh keqardhjen që Këshilli i Sigurimit i OKB-së nuk e diskutoi projekt-rezolutën për Mianmarin dhe u bën thirrje vendeve anëtare të rrisin presionin ndaj Këshillit të Sigurimit të OKB-së në mënyrë që të arrihet uniteti në miratimin e sanksioneve, të cilat do të përfshijnë ndalimin e udhëtimit dhe ngrirja e pronave të udhëheqjes së juntës dhe përfaqësuesve ushtarakë, si dhe futja e një embargoje gjithëpërfshirëse globale të armëve ndaj Mianmarit.

Sipas Rezolutës një gjë e tillë nënkuptonte pezullimin e çdo dërgese, shitjeje ose transferimi të drejtpërdrejtë dhe të tërthortë të armëve dhe sendeve me përdorim të dyfishtë, municionit dhe pajisjeve të tjera ushtarake dhe të sigurisë.

Në dokument, PE u bëri thirrje vendeve anëtare dhe vendeve të asociuara të mbështesin embargon për prokurimin, shitjen dhe transferimin e drejtpërdrejtë dhe të tërthortë, duke përfshirë tranzitin, dërgimin e armëve, municioneve dhe pajisjeve të tjera, dhe theksoi nevojën për hetim të mëtejshëm nga Gjykata Ndërkombëtare për krime./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!