Arturo Vidal ka thënë se është gati të bashkohet me Lionel Messin te Inter Miami. Ai do të donte të luante me argjentinasin nën drejtimin e Tata Martinos.
Gjatë një bisede me TNT Argentina, Vidal pranoi se ishte gati të largohej nga Brazili nëse kishte një shans për t’u transferuar te Inter Miami. Ai do të donte të luante sërish me ish-shokët e tij të Barcelonës.
“Do të doja të shkoja dhe të luaja me Messin. Gjithçka është shumë e thjeshtë me të, ju vetëm duhet t’i kaloni topin atij. Ata kanë një trajner të mirë”.
Arturo Vidal nuk ka dyshim se Messi do të luajë më shumë se një herë në Botëror: “Unë shoh që Messi do të luajë për Argjentinën për një kohë të gjatë. Atij i pëlqen dhe është i lumtur”.
Vidal dhe Messi kanë luajtur së bashku për Barcelonën në 81 ndeshje. /G.D abcnews.al/