Vera e Kylian Mbappe ishte shumë e mbushur me ndodhi. Pasi fillimisht refuzoi të aktivizonte opsionin për të vazhduar kontratën me PSG deri në vitin 2025, lamtumira e tij me klubin francez duke e pashmangshme dhe shumë menduan se Real Madrid do të ishte e ardhmja.
Në fund, megjithatë, Mbappe mbeti aty ku është dhe së shpejti duhet të qartësojë të ardhmen e tij.
Siç raporton “RMC Sport”, nesër pritet konferenca për shtyp e sulmuesit francez. Sipas mediumit në fjalë, në fakti ai do të flasë së bashku me trajnerin Deschamps për të prezantuar ndeshjen e Francës ndaj Irlandës./ h.ll/abcnews.al