Do të dërgojë 50 tanke në Ukrainë, si ndryshoi Gjermania politikat për luftën?

schedule16:53 - 26 Prill, 2022

schedule 16:53 - 26 Prill, 2022

Ministrat e mbrojtjes nga vendet e NATO-s dhe të Bashkimit Evropian janë takuar sot në bazën ajrore të Shteteve të Bashkuara në Ramstein, Gjermania jugperëndimore, për të diskutuar ofrimin e më shumë mbështetjeje për Ukrainën.

Një ndryshim i madh politikash u njoftua nga qeveria gjermane, e cila ka autorizuar furnizimin me rreth 50 tanke kundërajrore Gepard Flakpanzer.

Mjetet luftarake do t’i nënshtrohen përmirësimeve teknike përpara se të dërgohen në Ukrainë, raporton BBC, përcjell abcnews.al.

Ndryshe nga vendet e tjera perëndimore, Gjermania është kujdesur me politikat e saj të buta dhe ka pasur prej kohësh një qëndrim kundër dërgimit të armëve luftarake në Ukrainë. Por si duket, qeveria e saj është nën presion për të ofruar më shumë ndihmë për Kievin.

Duke bërë njoftimin, ministrja e mbrojtjes e vendit, Christine Lambrecht, tha se Gjermania “do të shqyrtojë të gjitha mundësitë se si mund ta mbështesim më tej Ukrainën në luftën e saj të guximshme dhe të rëndësishme për liri dhe paqe”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!