Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar takimin përmbyllës në Fier. “Drejt finishit për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Europian”, kështu është shprehur kryesocialisti Rama i cili në fokusin e tij gjatë takimeve elektorale ka pasur gjithashtu procesin e integrimit europian.
Rama i ka bërë thirrje shqiptarëve që të votojnë masivisht në zgjedhjet parlamentarë të 11 majit. Gjithashtu nuk i ka kursyer kritikat edhe për opozitën.
“PS ka misionin ta mbajë në krahë Shqipërinë dhe ta ngjisë deri në fund në majën ku ne do të shkruajmë amanetin e të parëve tanë. Ne do të vëmë në vend amanetin e rilindësve që e lanë të shkruar e dielli për shqiptarët lind andej nga perëndon. Do përmbushim me çdo çmim edhe atë thirrjen që u shpërnda pas rënies së diktaturës, “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”. Na ka rënë ne, ju ka rënë ju kryeqytetarëve socialistëve të jeni lokomotiva e fitores së madhe. Kjo është një fitore për të përmbushur një mision. Nuk është një fitore për të krijuar një tjetër qeveri, por për të vulosur rilindjes e Shqipërisë si zonjë në sallonin e madh të shtëpisë së Europës së bashkuar. Rilindja e Shqipërisë ka nisur nga fytyra e qyteteve dhe kur ne lanin dhe pastronin fytyrën e përbaltur dhe të zhgarravitur na thonin se merreshim me fasada. Rilindja jonë ka vazhduar me spitale, me 53 spitale të reja që kemi ndërtuar”, tha ai.
Gjithashtu Rama theksoi se pasaporta europiane është dhurata më e çmuar që çdo prin që shkon të votojë mund t’i bëjë fëmijëve të tij.
/abcnews.al/