Do të bëhen prindër për herë të parë, si nisi historia e dashurisë së këngëtares shqiptare me ish futbollistin e Barcelonës, shqiptari që i prezantoi

schedule22:15 - 15 Nëntor, 2022

schedule 22:15 - 15 Nëntor, 2022

Eleni Foureira konfirmoi një ditë më parë thashethemet që qarkullonin prej muajsh, se është në pritje të ëmbël. Këngëtarja me origjinë shqiptare, e cila jeton në Greqi dhe partneri i saj, Alberto Botia do të bëhen prindër për herë të parë. Lajmin e ëmbël ajo e zbuloi përmes disa fotove në Instagram.

Por si janë njohur ata?

Romanca e Foureira-s dhe Albertos nisi në vitin 2016 gjatë një nate në buzuki. Tërheqja mes tyre u ndje menjëherë në shoqërinë e tyre. Gjithçka nisi kur futbollisti së bashku me shokët e tij të skuadrës Roberto Jimenez dhe Pajtim Kasami vendosën të shijojnë një natë nën klimën e Greqisë.

Takimi i Botias me këngëtaren ka ndodhur atë natë të vitit 2016, kur Pajtimi ka bërë prezantimet dhe futbollisti është ndjerë i “magjepsur” nga bukuroshja shqiptare. Këngëtarja, megjithatë, në atë kohë nuk dukej e disponueshme, pasi së fundmi ishte ndarë nga lidhja serioze me Spyrangelos Lykoudis.

botia

Siç dihej në atë kohë, ndarja e tyre erdhi në mënyrë të papritur, pasi çifti ishte një hap përpara se të zyrtarizonin lidhjen e tyre. Megjithatë, dashuria e këngëtares për futbollistin nuk vonoi të shfaqej, pasi Eleni Foureira iu dorëzua romancës së zjarrtë, e cila do të zhvillohej në krijimin e një familjeje.

Të dy për një kohë të gjatë e mbajtën larg syrit të publikut lidhjen e tyre. Por, në qershor të vitit 2017 ata u kapën mat gjatë pushimeve të tyre në Naxos, shkruan abcnews.al.

Raportet që donin që çifti të kalonte një krizë

Në vitin 2018, qarkulluan thashetheme se çifti po kalonte një krizë, pasi Eleni Foureira ishte e përkushtuar ndaj punës dhe turneut të saj botëror pas Eurovizionit, ndërsa Alberto Botia ishte në Spanjë. Megjithatë, marrëdhënia e tyre ishte e ndërtuar mbi themele të forta, ndaj asgjë nuk mund ta tundte.

Rrëfimi publik për dashurinë e saj

Eleni Foureira, edhe pse nuk flet shpesh për jetën e saj personale, në intervistat e fundit ajo vendosi të “hapë” zemrën dhe të rrëfejë se është marrëzisht e dashuruar. “Kush tha që nuk jemi bashkë?” Zoti e di nëse do të martohemi. Jam shumë mirë, shumë e lumtur. Jam shumë e dashuruar.Sigurisht që më mungon. Më pëlqen gjithçka tek ai. Ai është shumë i pashëm…“, theksoi mes të tjerash asokohe këngëtarja.

Foureira_2

Dëshira për të pasur një fëmijë dhe mundësia e martesës

Këngëtarja theksonte se dëshira e saj e madhe ishte të bëhej nënë. Duke folur për revistën “Hello”, ajo tregoi: “Jam shumë mirë, jam në një marrëdhënie të qëndrueshme. Ndihem shumë mirë sepse më qetëson ky stabilitet. Gjithashtu, unë kam pasur gjithmonë familjen në mendjen time.

Krijimi i një familjeje nuk është i lehtë për të gjitha gratë. Sepse po të duash nuk është e lehtë as për mua në këtë periudhë që po kaloj tani, them që nëse do të vijë, do të vijë ”. Duke folur për mundësinë e martesës, ajo theksoi: “Prioriteti im është kryesisht të kem një fëmijë dhe jo të martohem.”

Botia-Foureira

Këngëtarja shtoi se ajo që e bën të ndihet mirë në jetën personale është: “Partner i qëndrueshëm në dëshirat dhe bindjet e tij. Faleminderit Zotit, për shumë vite kam qenë me një burrë që e përmbush në mënyrë perfekte këtë kusht“. Në një tjetër intervistë, ajo tha se do të donte dy fëmijë, shkruan abcnews.al.

“Përpiqem t’i mbaj disa gjëra për vete, të mos flas për jetën time personale. Unë dhe partneri im jemi dy njerëz të lirë. Nuk është qëllimi i jetës sonë që të martohem. Kam frikë nga martesa. Idealisht do të doja të kisha dy fëmijë. Unë me të vërtetë dua të kem fëmijë. Alberto është një person i mrekullueshëm dhe me njerëz të mrekullueshëm në jetën time mund të jetoj gjithë jetën time”.

Shtatzënia

Këngëtarja shqiptare bëri me dije lajmin së fundmi se është në pritje të ëmbël. Ajo ndau disa fotografi duke pozuar në shtrat në krah të Alberto Botias dhe duke zbuluar barkun e rrumbullakosur. Lajmet për shtatzëninë kanë qarkulluar që në verë kur ajo anuloi turneun e saj veror. /abcnews.al