Do të bëhen prindër, Dojna dhe Vlashenti zbulojnë emrat që mund t’i vendosin djalit të tyre

schedule22:55 - 15 Korrik, 2022

schedule 22:55 - 15 Korrik, 2022

Dojna Mema dhe Vlashent Sata janë kthyer në një ndër çiftet më të pëlqyer të shoëbizz-it. Dyshja e famshme, të cilët u martuan në muajin Prill, do të bëhen së shpejti prindër të një djali. Së fundmi, në një intervistë për vëllezërit Veshaj, ata zbuluan se pse zgjodhën 1 Prillin për t’i thënë “po” njëri-tjetrit.

Siç theksoi Dojna, arsyeja kishte të bënte me dëshmitarët. “Nuk është bërë enkas. Dëshmitarët tanë kishin vetëm atë ditë lirë për të ardhur dhe për të firmosur”, tha Dojna. Ata zbuluan dhe dy prej emrave që bebi mund të ketë. Zahir nga Dojna, për të cilin tha se është emër me origjinë arabe.

Ndërsa sugjerimi i Vlashentit ishte “Kiart” ose “Kjart”. Duke folur për këshillat që i ka dhënë gjyshja për pritjen e ëmbël, Dojna tha: “U lumturuam shumë që ishte djalë sepse kishim një familje gocash. Gratë dominonin, sundonin dhe ishin të shumta në numër në familjen tonë.

Kështu që erdhi ai (djali). Gjyshja, gjëja e parë që u kujdes ishte ushqimi dhe pastaj më ka siguruar se do më ndihmojë për çdo gjë.”

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!