“Do ta provoj se s’bën”, Grida Duma i shkon qytetares në shtëpi dhe i komenton gatimet

schedule21:50 - 4 Mars, 2021

schedule 21:50 - 4 Mars, 2021

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma vazhdon takimet e shumta me qytetarët, ndonëse fushata elektorale nuk ka nisur zyrtarisht. Ajo është bërë aq e afërt me qytetarët, sa herë pas here i shkon atyre në ambjente të ndryshme si në punë ashtu edhe në shtëpi.

Së fundmi, Duma është ndalur në shtëpinë e një qytetareje dhe nuk ka hezituar të provojë gatimet e saj.

Ish-deputetja ka publikuar disa foto në rrjetete sociale, ndërsa shprehet se është larguar me ndjesitë më të bukura nga aty.

“Nuk ke për të ik pa e provu çfarë kam bërë” – kështu më tha Bukuria.

“Do ta provoj se s’bën” – i thashë “dhe do ta marr vetë e do ulem aty”.

“Shyqyr që na mbushët shtëpinë se të tre fëmijët i kam jashtë!”

U largova me ndjesitë më të bukura!”, shkruan Grida Duma./abcnews.al

“Nuk ke për të ik pa e provu çfarë kam bërë” – kështu më tha Bukuria.
“Do ta provoj se s’bën” – i thashë “dhe do ta…

Posted by Grida Duma on Thursday, 4 March 2021