Do ta përjashtojë Berishën nga Grupi Parlamentar nëse zgjidhet në krye të PD? Përgjigjet Shehaj

schedule18:25 - 24 Maj, 2021

schedule 18:25 - 24 Maj, 2021

Kandidati për kryetar të Partisë Demokrati Agron Shehaj është duke mbajtur sot një konferencë për mediat.

I pyetur nga gazetari i ABC Juxhin Mustafaraj nëse do të përjashtojë liderin historik të PD-së Sali Berisha nga Grupi Parlamentar nëse zgjedhjet në krye të demokratëve, Shehaj nuk pranoi që të bënte koment, por nënkuptoi që përgjigja ishte negative.

Agron Shehaj tha se për shpalljen “non grata” të Berishës nga DASH, nuk ka asnjë koment.

“Lideri historik ka kontribut të jashtëzakonshëm në orientimin e Shqipërisë drejt perëndimit. Për shpalljen e Berishës “non grata” nuk kam asnjë koment.”

Ndërsa, i pyetur për deklaratat e tij që përballë kryeministrit Edi Rama duhet një lider i pa korruptuar,  Shehaj tha se me këtë deklaratë nuk ka nënkuptuar që Lulzim Basha është i korruptuar.

“Jo nuk besoj se është lider i korruptuar. Çështja është që përballë Ramës duhet një lider krejt ndryshe nga ai. Duhet të jetë i pa korruptuar dhe njerëzit të mendojnë që është i pa korruptuar. Duhet edhe të duket.”

Po ashtu, kandidati për kreun e PD, tha se nga kjo parti u ndoq një metodë e gabuar sa i përket votave preferenciale të kandidatëve. Sipas tij, kandidatët duhej të ishin nxitur që të siguronin sa më shumë vota për veten e tyre, dhe kështu do të fitonte edhe partia.

Shehaj tha se në PD ka një mungesë të meritokracisë.

“Është e drejtë e kolegëve të kenë mendimet që kanë, e të kundërshtojnë. Unë mendoj se kjo na ndan me një pjesë, me stilin e lidershipit…Është e pamundur që të votosh kandidatin dhe jo partinë. Kandidatët  duhej të shtyheshin të merrnin sa më shumë vota. Nëse të gjithë do kishin punuar të shtonin votat e kandidatëve, PD do të kishte marrë më shumë vota. Kjo ka të bëjë me stilin e PD, duke mos u ndjekur parimi i meritokracisë, meqë sulmohem për këtë çështje…në zgjedhjet e kaluara jo vetëm që nuk duhej thënë që kush do dalë mirë do ndëshkohet, përkundrazi, kush del mirë do të të promovohet. Mungesa e meritokracsë, një problem në PD.” sb/abcnews.al/