Do shkoni tek shefi për rritje rroge? Mjekja demostron disa levizje si të qetësohemi para një bisede të vështirë

schedule12:40 - 12 Korrik, 2022

schedule 12:40 - 12 Korrik, 2022

Ankthi është një ndër elementët që na shoqëron gjithmonë në situata të vështira. Për ta eleminuar atë, mjekja Artemisa Gogo ka dhënë disa këshilla, duke marrë edhe shembull një situatë konkrete siç është ajo, kur i kërkon ngritje rroge shefit.

LEXO EDHE: “FBI punëson persona që kanë tendencë ankthioze”, mjekja zbulon arsyen

“Me dy gishta masazho pjesën mbrapa veshit. Domethënë e ngre pak lartë dhe poshtë. Pastaj mund të masazhosh vetëm pak pjesën e llapave të veshit, komplet punon me veshin. Pastaj kalon me pjesën te qafa. Po kjo nuk është për persona me tension të ulët dhe persona që kanë rrahje të zemrës, se masazhi i kësaj i ul rrathjet e zemrës dhe ul tensionin. Është një teknik ta bësh përpara një bisede të vështirë. Për shembull, do shkosh te shefi t’i kërkosh rritje rroge dhe përpara se të shkosh te zyra, bën këtë gjë. Kjo aktivizon nervin vagus”, shpjegoi ajo, teksa demostronte me moderatorin Alban Musa në “ABC e Mëngjesit”./abcnews.al

@abcnews_alDo te shkoni tek shefi per rritje rroge? Mjekja demostron disa levizje se si te qetesohemi perpara nje bisede te veshtire♬ original sound – Abc News Albania

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!