Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Do shikoni një mori dëshmitarësh”, Ervin Karamuço për dosjen “Veliaj”: Do jetë një sagë e gjatë, por…

schedule20:34 - 10 Shtator, 2025

schedule 20:34 - 10 Shtator, 2025

TIRANË- Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, i ftuar në “Real Story” u shpreh se dosja në ngarkim të Erion Veliajt do jetë një sagë e gjatë.

Ai theksoi se vetë kryebashkiaku i Tiranës, nuk do pranojë  gjykim të shkurtuar dhe kjo sigurisht do të marrë kohën e nevojshme.

“Ke përpara 9 episode të dyshuara penale. Gjithë energjia e madhe e hetimet fokusohet te veprat e rënda.  Po u provuan ato, këto tjerat janë të parëndësishme.

Do shikoni një mori dëshmitarësh, që do paraqiten në seanca.

Kam përshtypjen se nuk do pranohet gjykimi i shkurtuar për gjendjen ku ndodhen aktet nga ana e Veliajt. Pra do ketë një sagë e gjatë e këtij procesi.

Gjatë rrugës mund të ndodhë, që të ngrihen akuza të tjera dhe kjo mund të jetë akoma më e rëndë. Po flasim për proces tjetër.”, tha ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!