Do përhapet nga Kina, Bill Gates parashikoi shpërthimin e virusit

schedule09:34 - 1 Shkurt, 2020

schedule 09:34 - 1 Shkurt, 2020

Këto ditë, gjigandi Netflix ka publikuar një dokumentar, të quajtur ‘Pandemia e radhës’. Ajo është pjesë e serisë ‘Explained’ dhe është realizuar në vitin 2019.

Në dokumentar, miliarderi Bill Gates parashikon se një virus vrastar mund të vijë nga ‘tregjet e lagura’ të Kinës për të infektuar me shpejtësi botën. Pas këtij paralajmërimi, që tani me shpërthimin e koronavirusit të frikshëm duket kaq real, Gates thotë se bota nuk është e përgatitur për një pandemi globale.

 

Në dokumentar, producentët shkojnë në një ‘treg të gjësë së gjallë’ në Kinë, njësoj si ai në Wuhan prej nga mendohet se u përhap sëmundja. Atje filmojnë kafshët teksa vriten dhe mishi shitet në të njëjtin vend. Siç shpjegon dokumentar, këto tregje janë si ‘fabrikë sëmundjesh’.

Në dokumentar shihen trupat e kafshëve që hidhen në një vend, mishi dhe gjaku bëhen bashkë përpara se të kalojnë nga njeriu te njeriu. “Viruset bëhen bashkë dhe pësojnë mutacion, duke shtuar gjasat që të kalojnë te njeriu,” thuhet në dokumentar.

Kurse Gates paralajmëron se bota nuk është e përgatitur dhe kura është vite larg. Sipas tij, rreziku më i madh për botën janë pandemitë. Miliarderi thotë se do donte të kishte investuar më shumë për vaksinat e mundshme për të tilla raste./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!