“Do numëroni votat e kandidatit që ka marrë gjak shqiptarësh?” PDIU dhe “Bashkë Fitojmë” sherr për numëruesin e 4-t

schedule16:43 - 24 Prill, 2023

schedule 16:43 - 24 Prill, 2023

 

Në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve ka nisur seanca për numëruesit e partive për zgjedhjet e “14 Majit”.

Teksa është vendosur që dy do t’i takojnë Partisë Socialiste dhe 1 Partisë Demokratike zyrtare, sherri është për një të fundit ndarja e të cilit do të bëhet me short.

Mosmarrëveshjet nisën, pasi Partia e Lirisë thotë se Partia për të Drejtat e Njeriut nuk është opozitë dhe PL duhet të ketë një numërues në çdo tavolinë numërimi, sepse është i vetmi që garanton votën e koalicionit “Bashkë Fitojmë”.

Në fund kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi vendosi që numëruesi I 4-t do të ndahet me short mes PDIU-së dhe PL-së. Shorti do të hidhet nesër në orën 12. Në tavolinat me numër tek njëra parti, në tavolinat me numër cift, partia tjetër. Berisha pa numërues në gjysmën e Shqipërisë

Pjesë nga debati:

Përfaqësuesi i PDIU-së: Ne jemi në opozitë, kemi votuar pro qeverisë për marrëveshjet me amerikanët.

Altin Kaziaj nga Koalicioni BF: Vetëm ne jemi në garë në gjithë Shqipërinë, PDIU jo. Votat e kujt do të mbrojnë numëruesit e saj?

Përfaqësuesi i PDIU: Do mbrojmë votat e Lajla Përnaskës.

PDIU: Po ju në Himarë do numëroni votat e kandidatit që ka marrë gjak shqiptarësh?

Celibashi: Ky merak i juaji nuk është fort i justifikuar. Numëruesit kanë qenë përgjithësisht korrekt. Ne kemi rinumëruar dhe nuk ka pasur abuzime madhore.r.t/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!