Do niste në Korrik, Vettingu në polici “shtyhet” në Shtator

schedule17:30 - 8 Gusht, 2019

schedule 17:30 - 8 Gusht, 2019

Seancat për Vetingun e kupolës se Policisë së Shtetit nuk do te nisin para Shtatorit. Fundi i korrikut dhe fillimi i gushtit ishte njoftuar më herët për nisjen tyre. por sipas burimeve nga ministria e Brendshme ende ka akoma pune. ABC News ka mësuar se po përgatiten dosjet voluminoze në lidhje me seancat e para dëgjimore që do të zhvillohen për kupolën drejtuese të Policisë së Shtetit.

Gjithashtu, disa nga e Anëtarët e Komisionit të Jashtëm ndodhen jashtë vendit si dhe kanë marrë pushimet verore, duke bërë që procesi të mos fillonte në fund të Korrikut. Vettingu në polici do të zhvillohet në të njëjtën mënyre dhe formë si Vettingu në Sistemin e Drejtësisë. Seancat do të jenë të hapura për publikun për 50 dosjet e drejtuesve me gradën më të lartë dhe vendin është përcaktuar “Pallati i Kongreseve”.

Në fazën e parë janë 250 oficere me gradat me te larta dhe  anëtarët e Komisionit të Jashtëm të Vlerësimit do të krahasojnë, vërtetësinë e deklarimeve të tyre për tre 3 kriteret e përcaktuara; aftësitë profesionale, pasuria dhe integriteti.

Qershori i vitit  2020 është përcaktuar si afati përmbyllës për Vettingun e 250 drejtuesve të lartë të policisë. Në total do të kalojnë në filtrat e Vettingut 13 mijë uniforma blu. Në dy fazat e tjera të Vettingut, dosjet e efektiveve blu do të shqyrtohen nga drejtuesit e SHÇBA-së dhe ata të policisë së Shtetit, të cilët kanë kaluar me sukses fazën e parë të Vettingut./ABC News Albania 24/7