“Do ndërtojmë pallate”, i vihen pranga një 39-vjeçari, mashtroi dhe u mori para disa personave

schedule09:45 - 22 Prill, 2021

schedule 09:45 - 22 Prill, 2021

Një tjetër person është vënë në prangat e policisë së shtetit në kuadër të operacionit “Investitori”, i nisur më datë 08.12.2020. Së fundmi sipas policisë është arrestuar A. S., 39 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë  i ka vendosur masën e sigurimit personal “Arrest në burg” për veprat penale “Mashtrim i kryer në bashkëpunim, më shumë se një herë” dhe “Mashtrim me pasoja të rënda”.

Në vijim të operacionit u shpall në kërkim dhe shtetasi D. H. Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin iu kanë marrë shuma të konsiderueshme parash shtetasve të ndryshëm, duke iu premtuar klering/ndërrim apartamentesh, njësi shërbimi, hekur në funksion të ndërtimeve të pallateve apo pajisje me kabina elektrike të tensionit të lartë në funksion të pallateve.

Në kuadër të operacionit “Investitori”, më datë 08.12.2020, u vu në pranga një 49-vjeçare e cila hiqej si investitore dhe i merrte shuma të konsiderueshme shtetasve të ndryshëm, vepër penale të cilin e ka konsumuar edhe më parë.

Gruaja me inicialet A.H., 49 vjeçe,  e dënuar më parë për të njëjtën vepër penale u ka marrë shuma të konsiderueshme rreth 200 milion lekë të vjetra shtetasve të ndryshëm.

Njoftimi i policisë:

Në kuadër të operacionit “Investitori”, i zhvilluar më datë 08.12.2020, si rezultat i të cilit u vu në pranga një 49-vjeçare, ka vijuar puna nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar u bë kapja dhe u ekzekutua urdhri i ndalimit për shtetasin në kërkim A. S., 39 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë i ka vendosur masën e sigurimit personal “Arrest në burg” për veprat penale “Mashtrim i kryer në bashkëpunim, më shumë se një herë” dhe “Mashtrim me pasoja të rënda”.
Në vijim të operacionit u shpall në kërkim dhe shtetasi D. H. Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin iu kanë marrë shuma të konsiderueshme parash shtetasve të ndryshëm, duke iu premtuar klering/ndërrim apartamentesh, njësi shërbimi, hekur në funksion të ndërtimeve të pallateve apo pajisje me kabina elektrike të tensionit të lartë në funksion të pallateve. E.L/abcnews.al/