“Do ndalojmë lajthitjet e Kurtit” Sheholli: Po bisedojmë me opozitën për protesta

schedule17:37 - 5 Korrik, 2023

schedule 17:37 - 5 Korrik, 2023

Analisti Fatmir Sheholli  i ftuar në një lidhje skype me edicionin “Newsline” në ABC News, ndër të tjera tha se opozita në Kosovë më në fund pas shumë kohësh ka nisur të shpalosë programet e saj për të ndaluar këtë marrëzi të Kurtit.

Ai tha se opozita dhe shoqëria civile janë një rrugë sa i përket misionit të tyre, të cilin do ta arrijnë me mjete demokratike dhe jo demokratike.

“Opozita sot dhe dje kanë filluar të shpalosin programet e tyre. Në këtë frymë edhe shoqëria civile është në rrugë identike me opozitën.

Ne do të përdorim të gjitha mjetet demokratike dhe jo demokratike që ai të mos sillet në këtë mënyrë me Ramën dhe SHBA” tha ai.

Sa i përket faktit që opozita nuk ka numra në parlament për të rrëzuar qeverinë, Sheholli tha se nuk është nevoja për të pasur numra nëse ke popullin.

Numrat dhe fuqitë janë populli i Kosovës. Nuk na duhet neve opozita e Kosovës. Nuk na intereson opozita, ne do ta dëgjojmë, por nuk jemi argat i opozitës. Ata kanë punën e tyre.

Demokracia nuk janë numrat në parlament, por është populli i Kosovës” shtoi Sheholli.r.t/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!