“Do me vinte zor ta mbroja!”, Fredi Beleri “përplas” priftin dhe avokatin

schedule22:48 - 15 Shkurt, 2024

schedule 22:48 - 15 Shkurt, 2024

Në emisionin “360 gradë” në ABC News, prifti Nikolla Xhufka ka debatuar me avokatin e Fred Belerit, Eugen Gjyzari, për çështjen e Belerit

Prifti Xhufka, drejtuar avokatit të Belerit, u shpreh se nuk kanë bërë asgjë tjetër veçse kanë përkeqësuar imazhin e Shqipërisë.

Pjesë nga debati në studio:

Prifti Xhufka: Na keni fëlliqur kombin edhe drejtësinë shqiptare

Avokati i Fredi Belerit: Ti na ke fëlliqur , ti që nxit dhunë.

Prifti Xhufka: Të dalësh ti dhe të thuash këto gjëra për Shqipërinë. Këtu je në Shqipëri, nuk je në Greqi këtu.

Avokati i Fredi Belerit: T’i po fryn zjarreve. Në 2024 nuk ekzistojnë më as territore, asgjë. Ato koncepte që thoni ju nuk i ka

Prifti Xhufka: E ka fut në kazan Janullatusi, atë bashkë me Belerin

/abcnews.al/