Gianluigi Buffon ka vendosur të largohet nga Juventusi në fund të këtij sezoni dhe është në kërkim të një tjetër aventure. Alvaro Morata, sulmuesi i bardhezinjtë i ka bërë një përshëndetje shumë të bukur gardianit në rrjetet sociale.
“Gigi (Buffon) pata nderin të luaj me ty në dy raste të ndryshme. Do të më marrë malli të hyj në dhomën e zhveshjes dhe të të shoh, por mbi të gjitha do të më marrë malli për energjinë dhe afeksionin që mund të japësh.
Mezi pres që fëmijët e mi të rriten dhe të kuptojnë çfarë privilegji kam pasur duke të njohur dhe duke luajtur me ty. Një kampion unik dhe person i mrekullueshëm”, shkruan Morata. /abcnews.al
View this post on Instagram