“Rrisni pagat se po merrni fund”, Rama: Nuk ju vijnë në punë vajzat e Tik-Tokut për 40 mijë lekë

schedule15:11 - 17 Mars, 2023

schedule 15:11 - 17 Mars, 2023

“Ujku ka filluar t’ju hajë”

Kryeministri mblodhi rreth vetes disa prej sipërmarrësve kryesorë në vend për tu treguar se është koha të ndryshojnë.

“Vetë sipërmarrja po e sheh gropën që I ka hapur vetes vit pas viti. Dilema është të rrojë apo të vdesi”

Shefi i qeverisë kërkoi të nisë një epokë e re për trajtimin e punonjësve.

Kundër shfrytëzimit të punonjësve. T’i lërë me paga skllavërie, për të shkuar e për të blerë 7 shtëpi”

Sipas Ramës është e papranueshme që punëtorët vendas paguhen pak, ndërsa të huajve ju jepet shumë më shumë për të njëjtën punë.

“Punonjësin shqiptar ta vlerësojnë si sytë e ballit.

Ju kujtoi se vendet e zhvilluara po konkurrojnë fort.

“Për të zhvatur nga të munden burimet njerëzore të kujt munden”

Sipërmarrësit i akuzoi se po ju hyjnë në hak punonjësve edhe për të ardhmen, duke ju vjedhur kontributet për pensione.  

“Mendojnë se duke i marrë punonjësve sigurimet shoqërore, duke i marrë punonjësve sigurimet shëndetësore për të vlerë vilën e gjashtë do e kenë të ardhmen të sigurtë, jo nuk do e kenë. Se do mbeten pa punëtorë”

Konkrete i pati shembujt për disa sektorë.

“Ato gratë që i kanë marrë që në vitet 90 dhe i kanë paguar me pagën minimale dhe ju kanë marrë shpirtin të shtunën, të dielën, me tre turne se duhet plotësuar kjo, se na e kërkon Armani,Sot u ka ardhur mosha e pensionit. Me kë do i zënvendësojë me vajzat e Tik Tokut? Nuk mund t’i ngjisësh në skenë njerëzit të shtunë e të dielë e ti deklarosh 40 mijë lekë”

Mohoi që e gjithë kjo fushatë të lidhet me 14 majin.  

“Në prill paga minimale bëhet 40 mijë lekë dhe kjo s’ka lidhje as me fushata”

Mesazhi i fundit nuk linte vend për mëdyshje.

“Nuk luhet mr punonjësin, nuk luhet. Ka ikur ajo kohë. Është gjëja më e rëndësishme”./abcnews.al