Një 25 vjeçare amerikane është vënë në prangat e policisë në Houston të Teksasit pasi akuzohet se ka vrarë me thikë të fejuarin e saj 32 vjeçar.
Mediat e huaja shkruajnë se ngjarja ka ndodhur më 20 mars ku 25 vjeçarja Lillian Cervantes vrau 32-vjeçarin Nathan Freeman në banesën e tyre përballë fëmijës 4-vjeçar që Cervantes kishte nga një lidhje e mëparshme dhe vajzës 6-muajshe që kishte me Freeman.
Sipas mamasë së 25-vjeçares, çifti ishte takuar dy vite më parë përmes Facebook-ut me vajzën e saj, e cila së fundmi kishte zgjedhur një fustan nuseje për dasmën e tyre në vjeshtë.
Ndërkohë në dëshminë e saj 25 vjeçarja ka thënë se ka qenë errësirë dhe se mban mend se dikush i hodhi ujë në fytyrë, por më pas gjithçka u nxi përsëri, tha një oficer policie.
Nga raporti mjeko-ligjor rezulton se viktima është goditur me thikë tre herë, njëra prej tyre në gjoks./abcnews.al