Makina të tilla të braktisura apo që prej kohësh qëndrojnë të parkuara në rrugët apo lagjet e Tiranës si këto pranë Polit të Drejtësisë.
Në ish fushën e Aviacionit.
Në rrugën “Pandi Dardha”
Apo në këtë zonë të Laprakës do të largohen nga Policia Bashkiake, por shpenzimet do ti paguaj pronari I automjetit.
Makina do të konfiskohet.
Më pas në varësi të gjendjes së saj do të shitet ose do të dërgohet për skrap.
Arsye kjo që Përgjegjsi për Qarkullimin në Policinë Bashkiake iu bën thirrje qytetarëve ti largojnë vullnetarisht.
Automjetet do të grumbullohen në një hapësirë prej 15 mijë metra katrorë në Farkë. Pika e grumbullimit do të administrohet nga Policia Rrugore dhe ajo bashkiake e Tiranës./abcnews.al