Në Madrid janë shumë të kënaqur me shortin e Champions League. Reali do të përballet me Liverpool në raundin çerekfinal të turneut më të rëndësishëm për klube, përsëritje e finales së vitit 2018.
Forca dhe potenciali i kampionëve të Anglisë nuk vihet në dyshim, por skuadra e Jurgen Klopp po kalon një moment të vështirë dhe nuk është makineria e pathyeshme e dy sezoneve të fundit.

Legjenda e “Los Blancos”, Jorge Valdano ka komentuar me entuziazëm shortin kundër “The Reds”. “Liverpool në çerekfinale? Do të kisha firmosur me të dy duart.
Mendoj se shanset e kualifikimit janë 60 me 40 për Realin“, deklaroi 65-vjeçari argjentinas, i cili ka luajtur me Realin, e ka drejtuar si trajner, teksa ka mbajtur edhe post drejtuesi te ky klub. /abcnews.al

