“Do ketë surpriza”, Bylisi bën goditjen e parë në merkato

schedule15:17 - 5 Janar, 2020

schedule 15:17 - 5 Janar, 2020

Bylisi bën lëvizjen e parë në merkato. Presidenti Besnik Kapllanaj ka bindur mbrojtësin e djathtë, Dorian Kërçikun, për të nënshkruar me ballshiotët. Anësori është dhurata e parë për trajnerin Veljko Dovedan.

“Dorjan Këçiku, afrimi i parë! Nesër del në stërvitje me skuadrën. Do të ketë edhe surpriza të tjera në merkato”, njofton klubi ballshiot. Mbrojtësi i djathtë në të shkuarën është aktivizuar edhe me Skënderbeun, ndërkohë që këtë muaj ka pasur disa oferta.

Gjilani në Kosovë ishte në bisedime me të, ndërkohë që edhe Laçi e ka tentuar. Kërçiku në fund ka zgjedhur të shkojë në Ballsh, pasi propozimi për të ka qenë mjaft i mirë dhe mbrojtësi do të ketë mundësinë të luajë rregullisht dhe të luftojë për titullin kampion. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!