David Moyes ka lavdëruar mesfushorin e skuadrës së tij, West Ham, dhe Anglisë, i cili në një moment u mendua se do të shitej nga londinezët për 100 milion sterlina.
Tekniku i “Çekiçëve” i paralajmëron klubet e tjera përmes kësaj deklarate: ““Që një klub të transferojë Declan Rice, duhet të paguajë shumë, duhet të ketë një sasi të madhe parash.
Në verë e mendoja se kartoni i tij kushtonte 100 milionë sterlina, por mesa duket ai ka qenë momenti më i mirë për të interesuarit. Në vazhdim 100 milionë do t’iu duken pak në krahasim me atë që do të vlejnë shërbimet e Rice.
Për mua Rice është shumë i veçantë, është si një koleksion i rrallë dhe ndoshta është mesfushori më i mirë në botë. Do të jetë këtu edhe për disa vite dhe ne jemi shumë të lumtur që e kemi pjesë tonën”, u shpreh Moyes. / abcnews.al