Luis Enrique vendosi të mos e grumbullonte Marco Asension për dy sfidat e Spanjës në Nations League kundër Zvicrës në shtëpi (10 tetor) dhe Ukrainës në Kiev (13 tetor).
Lënia jashtë e 24-vjeçarit të Real Madrid (24 ndeshje dhe një gol me kombëtaren iberike) ka krijuar polemika, teksa trajneri i “La Furia Roja” nuk e ka kursyer ironinë në konferencën për shtypin.

“Si e shoh Asension? Nuk e pashë fare, pasi nuk e kam grumbulluar. Nuk do të flas për të, nuk është momenti për ta bërë. Tani do të jetë në shtëpi duke parë ndonjë serial në Netflix, e përshëndes“, deklaron Luis Enrique. /abcnews.al