“Do jem i detyruar të ndërhyj forcërisht”, Rama paralajmëron portalet

schedule12:07 - 28 Nëntor, 2019

schedule 12:07 - 28 Nëntor, 2019

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetet sociale ka paralajmëruar median online dhe televizionet të mos publikojnë lajme të rreme për termetin. Ai thotë se do të ndërhyjë forcërisht për mbylljen e portaleve që përhapin panik. Kryeministri nuk ka përmendur emrat e mediave që po dezinformojnë publikon në lidhje me termetin. Gazetari Endri Xhafo nga studio e Abc News tha se Kryeministri është mirë ti përmend emrat e portaleve që kanë transmetuar lajme të paverteta.

Kryeministri Edi Rama në Twitter:

Paralajmëroj për herë të fundit portalet e kanalet e informimit se nê kushtet dhe kuadrin ligjor te Gjendjes së Jashtezakonshme, do jem i detyruar te nderhyj forcerisht per mbylljen e tyre deri ne fund te kesaj faze dramatike, nese vazhdojne me lajme te rreme qe hapin panik!

Në këtë situatë të jashtëzakonshme, ku duhet matur çdo fjalë është e patolerueshme që të publikohen sharlatanizma delirantësh vendas a të huaj apo të shtrembërohen, sipas avazit të zakonshëm, prononcimet e shpjegimet e arsyeshme të ekspertëve! STOP DHE STOP TANI! MENJËHERË!!!

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!