“Do ishte bukur të luaja me Barcelonën”, Dybala mesazh Juventusit

schedule11:38 - 9 Qershor, 2020

schedule 11:38 - 9 Qershor, 2020

Paolo Dybala i shkel syrin Barcelonës, edhe pse ndoshta qëllimi i tij nuk është ai që “ejani më blini”. Sulmuesi i Juventusit është ngacmuar gjatë një interviste të dhënë për CNN dhe i vlerëson katalanasit, por u kujton se edhe bardhezinjtë janë një klub i madh dhe kanë emra si Buffon e Ronaldo në përbërje.

“E vërteta është se Barcelona është një ekip i madh dhe me Messin bëhet edhe më i madh. Do të ishte diçka e bukur të luaja për ta, por edhe Juventus gjithashtu është një klubi i jashtëzakonshëm, shumë i madh, me histori dhe ka aktualisht lojtarë shumë të mirë.

Ka cilësi të mjaftueshme për të bërë dy ekipe, si dhe ke mundësinë të luash me lojtarë si Buffon dhe Ronaldo, që e bëjnë klubin edhe më të madh”, është shprehur Dybala, i cili më pas është pyetur edhe në lidhje me rinovimin. Në Torino ndjehet mirë dhe argjentinasi pret ofertën e klubit, për të nënshkruar kontratën e re.

“Nuk ka gjë për momentin, me të vërtetë. Kam edhe një vit e gjysmë kontratë, që nuk është shumë. Gjithsesi e kuptoj që me këtë që ka ndodhur prej koronavirusit, nuk është e lehtë për klubin. Disa lojtarë të tjerë kanë rinovuar, unë mbetem në pritje. Natyrisht jam i lumtur këtu, njerëzi më duan dhe unë iu dua shumë.  Vlerësimi im për klubin dhe ata që janë pjesë e tij kanë vlerësimin tim.

Gjithashtu marrëdhënia me presidentin është shumë e mirë dhe një ditë me siguri do të vijnë për të biseduar. Ndoshta edhe jo. Gjithçka varet nga Juventusi”, përfundon Dybala, i cili ishte në një formë shumë të mirë para pandemisë, ndërkohë që për t’u përmendur është edhe fakti që ai është një nga futbollistët që kaloi me sukses koronavirusin. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!