“Do iki te shoqja t’i uroj live Vitin e Ri”, policia jep detaje për zhdukjen e dy të miturave

schedule14:43 - 3 Janar, 2021

schedule 14:43 - 3 Janar, 2021

Policia e Tiranës ka shpallur në kërkim dy vajzat të mitura, të cilat janë larguar nga banesat më 1 janar dhe nuk janë kthyer më që prej asaj dite. Gazetarja Xhensila Kodra raporton për abcnews.al se vajzat me iniciale M.H dhe K.A janë 16 vjeçe dhe kanë dalë nga shtëpitë e tyre rreth orës 09:00 të mëngjesit.

Secila prej tyre u kanë thënë prindërve se do shkonin tek njëra-tjetra për të uruar për Vitin e Ri. Ndërkohë, pas dreke prindërit i kanë marrë në telefon dhe të dyja i kanë pasur të fikur.

Mësohet se njëra prej tyre ka marrë një shumë parash që kishte mbledhur për festa dhe disa rroba, pasi është larguar nga banesa. Prindërit kanë denoncuar në polici humbjen e tyre, ndërsa prej tre ditësh nuk kanë pasur asnjë kontakt. Policia është vënë në lëvizje, ndërsa ka kontrolluar sistemin TIMS, por nuk rezulton të kenë dalë jashtë territorit shqiptar.

Njoftimi i policisë: 

Më datë 01.01.2021, shtetasja A. A dhe shtetasi L. H, kallzojnë se janë larguar nga banesa dhe nuk janë kthyer vajzat e tyre të mitura 16-vjeçare, shoqe me njëra-tjetrën. U bë shpallja në kërkim dhe punohet për gjetjen e tyre. Materialet do ti kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

g.v/abcnews.al

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!