Batuta dhe humor me VIP-at e Instagramit në “gjyq” në “Bardh a Zi”. Erion Kristo tha se shqiptarin nuk e influencon as ligji dhe as arsimi, por vajzat e Instagramit.
“Shqiptarin nuk e influencon as policia, as ligji, as shteti, as kultura, as arsimi, por një zogëz e vogël në Instagram që e tërbon fare” tha ai.
Mes batutave, në fund të “gjyqit” Trejsi Sejdini kishte një kërkesë. “Do i bie unë gongut, nuk iki pa i rënë”.
Por a do ta mbyllë një ditë Instagramin? “Unë e kam biznes Instagramin, mënyra si unë jetoj dhe nuk besoj se do ta mbyll, kam përfitime.
Nuk dua të flas me shifra, por për cdo foto që postoj paguhem” tha ish-Miss Shqipëria.