Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Do hymë në BE, por nuk e njohim Kosovën”/ Vuçiç paralajmëron ndryshime gjeopolitike vitin e ardhshëm

schedule17:48 - 24 Tetor, 2025

schedule 17:48 - 24 Tetor, 2025

Edhe pse për sanksionet ndaj Moskën, Beogradi zyrtar nuk është njësuar me linjën e Bashkimit Europian, presidenti Vuçiç në një dalje për televizionin publik deklaroj se besonte tek anëtarësimi i vendit në union, por për këtë në mes qëndron Kosova.

“Mendoj se do të ketë shumë surpriza, do të ketë shumë vendime të ndryshme gjeopolitike në vitin e ardhshëm. Gjithçka po ndryshon shumë shpejt. Ka disa shanse që Serbia të bëhet anëtare e BE-së para vitit 2030, por se nuk më pëlqen të vendos afate, edhe pse për këtë ka një çështje në mes, ajo e Kosovës dhe për këtë unë jam i qartë: nuk do ta njoh pavarësinë”, ka thënë presidenti serb Aleksandër Vuçiç.

Paralajmërimi i Vuçiç për të ardhmen e serbëve ne komunat veriore të Kosovës ishte optimist, duke deklaruar se në 5 apo 10 vitet e ardhshme roli i tyre do të fuqizohet.

Vuçiç pati një koment edhe për Republikën Srpska, ku krahu i tij i djathtë Milorad Dodik është tërhequr të paktën zyrtarisht nga angazhimi politik, duke uruar paqen në atë zonë

Duke folur për Rezolutën e miratuar për Serbinë në Parlamentin Evropian, ai akuzoj drejtpërdrejt Presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen dhe Presidenti i Këshillit të BE-së Antonio Costa, duke i cilësuar ata simbole të pushtetit që vënë në lëvizje edhe mekanizmat e tjerë të BE.

Përplasja mes tij dhe Von der Leyen ka qenë e fortë, ndërsa në ndalesën e saj të fundit në Beograd, ajo i kujtoj Vuçiç cilat ishin mangësitë e qeverisjes së tij, përfshirë sistemin e drejtësisë dhe korrupsionin.

Në qendër të intervistës ishte edhe takimi i pritshëm mes Trump Dhe Putin në Hungari, për të cilën tha së Bashkimi Europian do të bëj gjithçka për ta parandaluar mbajtjen e një takimi të tillë në Budapest.

Vuçiç u shfaq i bindur se Serbia do të arrijë një marrëveshje me partnerët e saj rusë pas vendosjes së sanksioneve kundër NIS dhe shtoi se do të bëhet gjithçka që të sigurohet që prona ruse të mos rrezikohet. Përsa i përket protestave të studentëve për mbajtjen e zgjedhjeve të reja në vend, Vuçiç edhe njëherë tregoj se nuk ka në plan të lëvizi nga pushteti.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!