“Do godisnim nga Durrësi në Elbasan”, Nuredin Dumani: Ishin shumë emra për t’u vrarë, s’kishte radhë, kush të dilte në rrugë do vritej

schedule11:14 - 25 Shkurt, 2025

schedule 11:14 - 25 Shkurt, 2025

Në seancën gjyqësore që po zhvillohet në GJKKO, Nuredin Dumani ka zbërthyer planet e kryera me Erjon Alibejn për vrasjen e kundërshtarëve. Ai tha para trupit gjykues se në verën e vitit 2020, kishin një listë të gjatë emrat për të vrarë.

“Në takimin e parë që bëra me Erjon Alibejn për më shumë se 2-3 orë hartuam një listë për personat. Pasi kisha marrë vesh që Talo Çela do na vriste, dhe vendosëm me Erjonin të godasim i thashë do godasim nga Durrësi

Kisha informacion që Dorian Shkoza më vëzhgonte për të më vrarë. Do fillonim ekzekutimet nga Durrësi pastaj në Elbasan. Vëllezërit Çopja ishin në Elbasan dhe Altin Ndoci ishte në Tiranë, prandaj vendosëm të nisnim nga Durrësi. Emiljano Ramazani dhe Regis Runajn kush vendosi ti vrase?

Pasi ikëm nga Durrësi kishim disa emra për të vrarë, në verë të 2020.

Ishin shumë emra për t’u vrarë. Nuk kishte radhë, kush të dilte në rrugë do vritej. Emiljano Ramazanin e kishim më të lehte për ta vrarë dhe u vra ai.” -tha Dumani

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!