“Do e shohësh ç’të bëj kur të të takoj”/ Konflikti për guroren, zbardhen mesazhet kërcënuese ndaj Lulzim Majës

schedule10:34 - 11 Korrik, 2023

schedule 10:34 - 11 Korrik, 2023

FUSHË KRUJË- Lulzim Maja, vëllai i Jashar Majës që u dhunua barbarisht bashkë me kushëririn Bilbilin nga anëtarë të fisit Rraja në një lokal në Thumanë, mori mesazhe kërcënuese në “Facebook” të hënën e 10 korrikut.

Mësohet se personi që ende nuk është identifikuar nga policia i ka përmendur plumbat dhe drurin 43-vjeçarit dhe se ai do e shihte se çfarë do t’i bënte kur ta takonte nga afër.

LEXO EDHE: “Vrite, bjeri…”/ Publikohen pamjet e rënda nga sherri në lokalin në Borizanë të Krujës. Konflikti për guroren

Të gjitha mesazhet kërcënuese janë administruar nga policia dhe ka nisur punën për identifikimin e personit që zotëron atë adresë.

Por këto nuk janë mesazhet e para kërcënuese ndaj Majës, teksa mesazhe të ngjashme ai ka deklaruar se i ka marrë edhe në rrjetin social TikTok edhe para ngjarjes në Krujë./ abcnews.al

LEXO EDHE: Rrajat i rrahën me shkopinj gome, flet Jashar Maja: I afërmi im është në gjendje shumë të keqe në spital

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!