Do e ndryshoni sistemin zgjedhor sipas propozimit të PD? Përgjigjet Gjiknuri

schedule12:54 - 26 Janar, 2024

schedule 12:54 - 26 Janar, 2024

Bashkëkryetari i komisionit të reformës zgjedhore, Damian Gjiknuri iu përgjigj interesit të medias, pas mbledhjes on line të komisionit.

Lidhur me një nga propozimet e PD, për ndryshimin e sistemit zgjedhor në zgjedhjet e ardhshme, Gjiknuri tha se për këtë cështje nuk ka rekomandim, gjithësesi palët do të dëgjohen.

“Cështja e sistemit është politike, cdo parti propozon sistemin që i volit asaj, sipas interesit të saj. Për sistemin nuk ka rekomandim, sistemin e kemi shumë të mirë, gjithësesi do i dëgjojmë të gjitha palët, edhe në këtë process do jemi gjithëpërfshirës.” tha ai.

Lidhur me sistemin zgjedhor, PD ka propozuar ndryshimin nga proporcional rajonal në proporcional kombëtar me lista të hapura.

Sa i takon konfliktit në PD dhe përfaqësimit të deputetëve në këtë komision, Gjiknuri u shpreh se do i trajtoj të gjithë njësoj.

“Në kushtet e konfliktit e vetmja gjë është t’i trajtoj njësoj, që do të thotë të gjithë bashkëkryetarë”, vijoi më tej Gjiknuri./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!