Katër pikë e ka çuar Rangers diferencën me Celticun e vendit të dytë, me këta të fundit që kanë luajtur një ndeshje më pak.
Humbja është përjetuar shumë keq te skuadra e Albian Ajetit dhe trajneri i Celtic ka vendosur të hapë një “gjyq” brenda skuadrës së tij.
Njëri prej lojtarëve ka zbuluar formacionin titullar të Celtic, veprim që ka tërbuar Neil Lennon, i cili është fiksuar të gjejë spiunin.
“Një ngjarje e shpifur, do e zbulojmë të vërtetën shumë shpejt“, shprehet trajneri i kampionëve në fuqi të Celtic. /abcnews.al