“Do e çojmë në Prokurori”, banorët protestë para Bashkisë Durrës: Kundër vlerësimit të dëmeve

schedule14:57 - 28 Shkurt, 2020

schedule 14:57 - 28 Shkurt, 2020

Banorët e një pallati të dëmtuar nga tërmeti protestuan para Bashkisë së Durrësit, pasi nuk janë dakord me vlerësimin e dëmeve që është bërë për banesat  e tyre. Ata thonë se nëse nuk marrin zgjidhje nga Bashkia do të bëjnë kallëzim në prokurori.

Pallati tyre është anuar 60 cm, ndërkohë që është klasifikuar si ndërtesë e tipit DS2 me dëme të vogla. Në ditën e fundit të aplikimit për procesin e rindërtimit Banorët e lagjes nr.5 protestuan para bashkisë për të marrë zgjidhje.

 “Është data e fundit e aplikimit dhe nuk kemi asnjë zgjidhje, edhe pronari që erdhi na tha që të futemi brenda në shtëpi. Sa të shkojë dëmi do e paguajmë”, u shpreh një banore.

28 shkurti shënon afatin e fundit të aplikimit.

“Ka një muaj që ka dalë afati i aplikimit dhe ne banorët jemi marrë nëse duhet të aplikojmë për DS2 apo DS4. Akoma nuk kemi marrë zgjidhje”, tha një tjetër banor.

Nëse nuk marrin zgjidhje, ankesën do e çojnë më lart.

“Ose DS2 ose DS5, të mos tallen me ne. Kanë firmosur dhe do të bëjmë një akt akuzë për këta persona që kanë firmosur për DS2. Ka Prokurori shteti, do të ankohemi edhe më lart”, tha ai.

Që pas 26 nëntorit, edhe pse me mundësi të pakta ekonomike shumë prej tyre janë detyruar të jetojnë me qira.

 “Ku ta gjejmë të drejtën tonë po rrimë si refugjat në Shqipëri. Të rrish refugjat në shtëpinë tënde”, u shpreh qytetari.

Në Durrës të njejtin problem e kanë dhjetra familje që jetojne në pallate të dëmtuara. Pjesa më e madhe e tyre janë isnpektuar në ditët e para dhe janë regjistruar kryesisht me dëmtime të lehta./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!