“Do e analizojmë ndeshjen”, Ismajli pas barazimit me Faroet: Na duhej fitorja për publikun tonë

schedule23:18 - 20 Nëntor, 2023

schedule 23:18 - 20 Nëntor, 2023

Barazimi ndaj Ishujve Faroe ka mjaftuar, që “shqiponjat” tona ta mbyllin në vendin e parë të grupit E, këtë “aventurë”, në fazën kualifikuese të Kampionatit Evropian të futbollit, Euro 2024, ku për herë të dytë në histori “Legjionarët” tanë sigurojnë një vend në fazën e grupeve të një kompeticioni madhor të Kombëtareve.

Pas ndeshjes, për mediat ka folur edhe “kollosi” i mbrojtjes së “kuqezinjve”, Ardjan Ismajli, theksoi se skuadra do e analizojë barazimin me Ishujt Faroe, megjithatë shtoi se qëllimi u arrit dhe u kualifikuan në EURO 2024 si kryesues të Grupit E, teksa shtoi se i vjen keq që nuk fituan, pasi theksoi se duhej ta bënin për tifozët.

Prononcimi pas ndeshjes i Ardjan Ismajlit:

Ndeshja: “Të gjithë e dimë se kjo ndeshje sot nuk ishte një nga ndeshjet më të mirë, megjithatë objektivi u arrit, pasi jemi në vendin e parë. Do e analizojmë këtë ndeshje dhe do e shohim ku kemi ngec, pasi në këto eliminatore kemi bërë ndeshje perfekte, dmth jo në këto dy të fundit, por në të tjerat.”

Forma: “Mungesën ndaj Çekisë e kam vuajtur jashtëzakonisht shumë, por me triumfin që bëri skuadra e kam shijuar shumë, pasi mu duke vetja sikur po luaja. Më këto ndeshje kush më shumë e kush më pak ka dhënë kontribut. Në çdo pozicion kemi nga tre lojtarë të gjithë janë më të mirë se njëri-tjetri.”

Pse ky rezultat, mos e keni nnvlerësuar? “ Jo aspak e kemi marrë seriozisht si çdo ndeshje tjetër. Megjithatë ky është një ekip që mbyllet mbrapa dhe normale është shumë e vështirë ta thyesh, megjithatë e morëm një pikë dhe jemi në krye të grupit, ndonëse na duhej fitorja për publikun tonë.” /i.m /abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!