Armando Broja prek kohës është kthyer në qendrën e merkatës së verës, pasi e ardhmja e tij mbetet ende e pavendosur.
Paraqitjet e tij me Southampton në Premier League, kanë bërë që shumë skuadra të vihen pas sulmuesit të kombëtares shqiptare, me Chelsea që zotëron kartonin, vera pritet të jetë e “nxehtë” për 20-vjeçarin.
West Ham në Premier League është një nga ekipet që ka shprehur interesim për të blerë Brojën, e cila kërkon të përforcojë repartin e sulmit.
Së fundmi, Anton Ferdinand, një ish-futbollist i njohur i West Ham-it, u ka sugjeruar “çekiçëve” emrin e Armando Brojës. Në një intervistë për “SunSport”, Ferdinand vlerëson forcën fizike dhe aftësinë për finalizim të 20-vjeçarit shqiptar, i cili sipas tij mund të tërheqë pas vetes dy mbrojtës kundërshtarë.
“Do të doja që ne të shkojmë dhe të marrim Brojën, i cili është në Southampton në huazim nga Chelsea. Ai është emocionues. Ai mund të finalizojë. Është një djalë i ri i fuqishëm. Jo i njëjtë, por i ngjashëm me [Michail] Antonion për sa i përket pranisë dhe forcës së tij. Ai është i gatshëm të vrapojë dhe të zërë dy qendërmbrojtës dhe për mua personalisht, është dikush që West Ham duhet të kërkojë të shkojë dhe ta marrë”, ka thënë Anton Ferdinand. /f.a/abcnews.al