Në intervistën që dha për emisionin “Abc-ja e mëngjesit”, këngëtarja Albina Kelmendi foli dhe për pjesëmarrjen në Festivalin e Këngës. Që kur u publikua lista e këngëtarëve që do të marrin pjesë në edicionin e këtij viti, spikati emri i Albinës, si një ndër zërat më të mirë të skenës shqiptare.
Duke folur për këtë pjesë, artistja nga Kosova tha se ndihet e fuqishme dhe e bindur për këngën me të cilën do të konkurrojë, të cilën e sheh si fituese. Ajo tha se e veçanta do të jetë fakti se do të ngjitet në skenë bashkë me familjen e saj, një gjë që nuk ka ndodhur deri më tani.
“Arsyeja pse vendosa të marr pjesë është sepse ndihem shumë e fuqishme nga faktorët që më rrethojnë. Në këtë rast nga bashkëpunëtorët e mi, kompozitori dhe tekstshkruesja. Do të ngjitem me familjen time që më bën të ndihem më e fuqishme. Do t’i dhuroj atij festivali një këngë siç e meriton.
Meritojmë vendin e parë meqë është dhe një veçanti tjetër që do të ngjitet një familje së bashku në skenë. Ndaj presim që të vlerësohemi ashtu siç e meritojmë. Kësaj herë është më ndryshe. Çdo vit kam pasur kërkesa për të marrë pjesë por nuk e kam ndjerë veten mirë me këngët që më janë ofruar.
Këtë vit, përderisa e kam këtë siguri, pres që të vlerësohem me vendin e parë. Është diçka ndryshe nga vitet e kaluara, dhe nuk kam dyshim që publiku nuk do ta dojë këngën. Ajo që bën jep ndjenjën më të mirë është publiku por fitova publikun, është gjithçka për mua”, përfundoi Albina. /abcnews.al