“Do çoj lojtarë tek ekipi B”, Tirana pezullon mbrojtësin?

schedule08:59 - 5 Tetor, 2019

schedule 08:59 - 5 Tetor, 2019

Humbja në derbi e mërziti ndjeshëm presidentin e Tiranës, Refik Halilin. Pas ndeshjes madje “kërcënoi” se do të ketë lojtarë që nuk do të luajnë më në ekipin e parë. “Nuk më tremb fare situata aktuale, skuadra ime ka brumë dhe do të bëjnë mirë në të ardhmen.

Problemi qëndron te drejtuesit. Aty e kemi problemin, do të marrim disa vendime. Ka edhe disa lojtarë që do të luajnë tek ekipi B dhe kurrë më me Tiranën”, tha Halili mes të tjerash.

Mbrojtësi Erjon Hoxhallari, para ndeshjes me Kukësin

Kanë kaluar ditë dhe klubi nuk doli me asnjë vendim publik. Gjithsesi duket se ka një të dënuar. “Panorama Sport” raporton se me skuadrën nuk ka udhëtuar drejt Vlorës mbrojtësi Erjon Hoxhallari. Jo vetëm kaq, por në artikull raportohet se ky është një vendim i drejtuesve të klubit.

Tanimë pritet që Tirana të dalë me një qëndrim zyrtar dhe të mësohet arsyeja e vërtetë e mungesës së Hoxhallarit. Para derbit ishte trajneri Ardian Mema që la jashtë skuadre Eni Imamin, për arsye disiplinore. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!