“Do bëj tifo për ekipin ‘KuqeZi’ kudo të shkoj”, Wisner mbyll mandatin në Shqipëri: Këshilla ime për pasardhësen

schedule13:27 - 31 Korrik, 2024

schedule 13:27 - 31 Korrik, 2024

Në përfundim të mandatit të tij në Shqipëri, I ngarkuar me punë i SHBA në ambasadën e saj në Tiranë, David Ëisner na njeh me familjen e tij. Në një video shpërndarë në rrjetet sociale nga ambasada e SHBA, Wisner falenderon shqiptarët për mikpritjen ndërsa ndan edhe disa mbresa nga qëndrimi një vjecar këtu.

“Ka qenë kënaqësia ime e madhe që kam shërbyer këtu në ambasadë dhe me popullin shqiptar që prej vitit të kaluar. Do ta kujtoj gjithmonë mirëpritjen e përzemërt dhe të ngrohtë që më është ofruar këtu. Ishte një nder i vecantë të mirëprisja Sekretarin e Shtetit, Antony Blinken si dhe aktorin dhe aktivistin RJ Mitte dhe një larmi të madhe vizitorësh amerikanë nga sektori i drejtësisë, tek ai ushtarak si dhe nga fusha e ekonomisë. Ka qenë një vit intensiv në ndërtimin e kësaj marrëdhënieje të mrekullueshme.

Dua t’ju falenderoj për bujarinë e jashtëzakonshme, që i keni treguar familjes sime dhe mua.” -thotë ai ndërsa shprehet se do të mbetet një tifoz kuqezi.

“Do të bëj tifo për ekipin ‘KuqeZi’ kudo të shkoj.” Më tej Wisner thotë se si me zemër është një djalë nga fshati ndaj edhe zbulon se vendi I tij I preferuar në Shqipëri, ishte kampingu nga Dibra. Por thotë se gjithashtu i ka pëlqyer shumë raftin në Përmet.

Sa I përket gatimeve shqiptare, Wisner thotë se i ka pëlqyer shumë peshku i freskët.

Por cila ishte sfida më e madhe e Wisner  gjatë mandatit të tij në Shqipëri?

“Sfida më e madhe me të cilën u përballa këtu, ishte që kisha vetëm një vit shërbim. Sa do të doja të kisha patur pak më shumë, që të kiha vizituar më shumë këtë vend të mrekullueshëm, por e konsideroj veten shumë më fat për aq sa pashë.” thotë Ëissner, ndërsa në fund ka një këshillë për pasueisn e tij.

“Pasardhësja ime, Nancy VanHorn, do të mbërrijë së shpejti dhe e di që ajo do ta dojë Shqipërinë po aq sa unë. Këshilla që dua t’i jap është të vazhdojë punën e rëndësishme që kjo ambasadë po bën për të ndihmuar Shqipërinë të ecë përpara në këtë rrugë demokratike, duke ndërtua lidhje me SHBA në fushën e mbrojtjes dhe duke ndërtuar lidhje më të mëdha ekonomike mes dy vendeve tona në dobi të dy popujve tanë. E di që ajo do të kalojë një kohë të shkëlqyer gjatë punës këtu. Dhe e di që kjo ambasadë vërtet pret me pardim të ndërtojë më tej mbi këto suksese të mëdha”

Faleminderit Shqipëri dhe mirupafshim, mbyll në gjuhë shqipe, Wisner mesazhin e tij./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!